Ndërlidhjet

logo-print

Joe Biden ka shprehur mbështetje për presidentin e Irakut


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë mbështejte presidentit të ri të Irakut, Fuad Masum, derisa ai ishte i zënë në një mospajtim me kryeministrin në detyrë të Irakut, Nuri al-Maliki.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zoti Biden sot e ka thirrë me telefon presidentin Masum, për “të shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për rolin e tij si garantues i Kushtetutët së Irakut”.

Joe Biden, poashtu, e ka lavdëruar zotin Masum për nominimin e zëvendëskryetarit të parlamentit, Haider al-Abadi, për kryeministër të ardhshëm të Irakut.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Shtetet e Bashkuara do ta shtojnë koordinimin me qeverinë e re të Irakut, për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG