Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja e shqetësuar për pretendimet humanitare të Rusisë në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se operacioni humanitar i planifikuar nga Rusia në Ukrainën lindore, mund të përdoret si "pretendim" për një ndërhyrje ushtarak.

Departamenti i Shtetit ka përsëritur se Rusia nuk ka "të drejtë të ndërhyjë në Ukrainë pa lejen e Kievit".

Rusia ka deklaruar se është duke dërguar një konvoj humanitar në Ukrainë me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq dhe pa përcjelljen ushtarake ruse.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ai është pajtuar për një mision humanitar ndërkombëtar, në të cilin përfshihet bashkëpunimi nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Rusia, dhe të tjerët, por i cili do të udhëhiqej nga Kryqi i Kuq.

Petro Poroshenko, tha se çfarëdo misioni humanitar duhet të jetë “ndërkombëtar dhe pa kurrfarë përcjelljeje ushtarake” nga forcat e Rusisë.

XS
SM
MD
LG