Ndërlidhjet

Rusia nis ndihmat humanitare drejt Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Një konvoj me ndihma nga Rusia, rreth 280, kamionë që transportojnë ndihma humanitare raportohet se janë nis drejt Ukrainës.

Agjencia e lajmeve ITAR-TASS, njofton se komionët janë nis nga rajonet e Moskës sot herët.

Administrata rajonale në Moskë është cituar të ketë thënë se ndihmat janë kryesisht ushqimore, pajisje mjekësore dhe gjeneratorë të energjisë elektrike.

Një ditë me parë, Rusia tha se ka panifikuar për të dërguar një konvoj humanitar në Ukrainë me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq dhe pa përcjellje ushtarake.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se operacioni humanitar i planifikuar nga Rusia në Ukrainën lindore, mund të përdoret si "pretendim" për një ndërhyrje ushtarak.

XS
SM
MD
LG