Ndërlidhjet

Obama: Emërimi i kryeministrit të ri irakian, "hap premtues"


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se emërimi i Haider al-Abadi, si kryeministër i Irakut është një "hap premtues përpara".

Duke folur për media në Massachusetts, Obama ka kërkuar nga Abadi që të formojë një kabinet të ri "gjithëpërfshirës sa më shpejt që të jetë e mundur".

Ai pranoi se Iraku ka kaluar "ditë të vështira", dhe u bëri thirrje udhëheqësve politik të vendit që të punojnë së bashku.

Në deklaratat e Obamës nuk është përmendur kryeministri i tanishëm Nuri al-Maliki.

Maliki ka akuzuar presidentin irakian, Fuad Masum, si një shkelës të Kushtetutës pasi ka emëruar Abadi.

Maliki është akuzuar për nxitje të dhunën sektare deri sa vendi po lufton kryengritjet islamike.

Ai nuk i ka pranuar thirrjet që të japë dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG