Ndërlidhjet

Ushtria izraelite thotë se armëpushimi po respektohet


Ilustrim
Ilustrim

Armëpushimi prej 72-orëve është duke vazhduar ndërmjet forcave izraelite dhe atyre palestineze.

Delegacioni i Izraelit po qëndron në Kajro të Egjiptit për negociata indirekte me grupin militant palestinez, Hamas, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për armëpushim në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite thotë se armëpushimi është duke u respektuar pasi nuk ka pasur regjistrime të sulmeve në Gaza gjatë natës.

Një ditë më parë të dy palët kanë zhvilluar bisedime për gati 10 orë.

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se "në mes të palëve ka pasur dallime të mëdha".

Kabineti për siguri i kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka planifikuar të mblidhet sot vonë për të diskutuar bisedimet në Kajro.

Ndërkohë, OKB-ja ka emëruar një grup prej tre anëtarësh për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, të kryera nga të dyja palët gjatë konfliktit.

XS
SM
MD
LG