Ndërlidhjet

Ushtria amerikane shkatërron pikat e kontrollit të Shtetit Islamik


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanë luftarakë amerikanë kanë kryer katër sulme ajrore në pikat e kontrollit të drejtuara nga militantët suni në Irakun veri-perëndimor.

Ushtria amerikane tha se në qytetin Sinjar janë shkatërruar pikat e kontrollit dhe disa automjete që përdoreshin nga grupet militante të Shtetit Islamik.

Militantët e Shtetit Islamik kanë okupuar hapësira të mëdha në Irakun verior dhe perëndimor që kur ata filluan ofensivën e tyre në muajin qershor.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, autorizoi sulmet ajrore për të mbrojtur interesat e SHBA-së dhe të personelit në atë rajon, si dhe civilëve të ikur nga militantët.

XS
SM
MD
LG