Ndërlidhjet

Serbi: Hetohet shitja e NIS te rusët


Ish Presidentët e Rusisë dhe Serbisë, Dmitry Medvedev dhe Boris Tadiq gjatë takimit në Beograd, 20 tetor 2009
Ish Presidentët e Rusisë dhe Serbisë, Dmitry Medvedev dhe Boris Tadiq gjatë takimit në Beograd, 20 tetor 2009

Policia serbe e ka nisur hetimin e privatizimit të kompanisë së naftës NIS bërë në vitin 2008 kur u ble nga kompania ruse, Gazprom Neft.

Ministria e Brendshme më 12 gusht ka thënë se e ka krijuar një ekip të hetimeve të veçanta për të ekzaminuar “të gjitha faktet dhe rrethanat sa i përket privatizimit të NIS”.

Gazprom Neft i ka blerë 51 % të NIS për 534 milionë në vitin 2008, gjatë kohës kur qeverinë e udhëhiqte Partia Demokratike që tani është në opozitë.

Marrëveshja e nënshkruar në Moskë në praninë e presidentëve serb dhe rus të asaj kohe, Boris Tadiq dhe Dmitry Medvedev.

Aleksandar Vuçiq, kryeministri aktual, ka thënë se marrëveshja nuk është në favor të Serbisë.

XS
SM
MD
LG