Ndërlidhjet

Ukraina nuk do të lejojë qasje në ndihmat ruse


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase ka thënë se konvoji rus me ndihma humanitare që është dërguar në lindje të Ukrainës nuk do të lejohet të hyjë në Ukrainë.

Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshillit të Mbrojtjes së Ukrainës, ka thënë se konvoji nuk do të lejohet të futet në Ukrainë derisa të certifikohet nga Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Konvoji me rreth 200 kamionë rusë i nisur drejt Ukrainës më 12 gusht, një ditë pasi është arritur marrëveshje për një mision ndërkombëtar me karakter humanitar.

Zyrtarët rusë kanë thënë se kamionët që mbajnë 2 mijë ton të ndihmave, nga ushqimet për foshnje e deri te çanta gjumi.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se nuk ka informacione se çfarë po transportojnë kamionët apo se për ku janë drejtuar.

Zyrtarët e Ukrainës dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimin se Rusia mund ta përdor pretekstin e ndihmës humanitare për të dërguar trupa në lindje të Ukrainës për të luftuar kundër forcave qeveritare.

XS
SM
MD
LG