Ndërlidhjet

Garibashvilli iu përgjigjet senatorëve amerikanë


Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili

Kryeministrit i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvilli, i është përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga disa senatorë amerikanë për akuzat kundër ish presidenti, Mikheil Saakashvilli.

Në një letër të dërguar sot, Garibashvilli ka thënë se hetimi i keqbërjeve të ish zyrtarëve është pjesë e “përpjekjeve për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë”.

Garibashvilli, gjithashtu është zotuar se do të punojë me këdo në Gjeorgji që “dëshiron të jetë partner konstruktiv për të mirën e të gjithë njerëzve”.

Përmes një letre të dërguar më 1 gusht, Senatorët amerikanë, John McCain, Marco Rubio, Jeanne Shaheen dhe James Risch, kanë thënë se përpjekjet e qeverisë së Gjeorgjisë për të “ndjekur penalisht pjesëtarët e qeverisë së kaluar në një mënyrë që duket më shumë e lidhur me politikën se sa me një hetim të pavarur gjyqësor” janë shqetësuese.

Saakashvilli, i cili e ka udhëhequr Gjeorgjinë nga viti 2004 deri më 2013, është akuzuar për abuzim me detyrën.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa është larguar nga Gjeorgjia në fund të vitit të kaluar kur i ka përfunduar mandati i dytë.

XS
SM
MD
LG