Ndërlidhjet

Sharif do i drejtohet kombit para protestave të opozitës


Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, do i drejtohet kombit me qëllimin që të qetësojë situatën e tensionuar politike para protestave kombëtare të organizuara nga dy grupe opozitare.

Fjalimi që do të transmetohet sot nga televizioni pakistanez, dy ditë para protestave që udhëhiqen nga ish lojtari i kriketit, Imran Khan dhe predikuesi me bazë në Kanada, Tahir ul Qadri.

Mediat e Pakistanit raportojnë se Sharif do flas për arritjet e qeverisë së tij dhe do i bëj thirrje popullit që të mos pranoj politikat e protestës.

Khan dhe Qadri, dyshojnë se zgjedhjet e vitit 2013 që e sollën në pushtet Sharifin kanë qenë të manipuluara.

Tensionet janë rritur në disa pjesë të Pakistanit javën e kaluar kur përkrahësit e Qadrit janë përleshur me policinë në qytetin lindor të Lahores për disa ditë.

Menjëherë janë shtuar masat e sigurisë si masa para protestës së 14 gushtit, ndërsa janë dërguar edhe mijëra forca policore në disa qytete.

XS
SM
MD
LG