Ndërlidhjet

Kerry shpreson në bashkëpunimin ruso-ukrainas


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot se ai shpreson që komuniteti ndërkombëtar mund të bëj bashkë Rusinë dhe Ukrainën që të pubojnë së bashku për hapjen e hetimeve formale rreth rrëzimit të aeroplanit malajzian të fluturimit, MH17.

Aeroplani malajzian që u rrëzua më 17 korrik në lindje të Ukrainës që me dyshimin se u godit nga rebelët prorusë, vrau të 298 personat që ishin në bord.

Kerry duke folur para gazetarëve në Sidnej tha: “Ne po bëjmë presion për hetim të plotë, lloji i armatimit që është përdorur dhe që shihen në fotografitë që i kemi publikuar ne, nuk është ndonjë mister se prej nga kanë ardhur ato armë”.

Ai ka thënë se hetimi i plotë është i nevojshëm për të legjitimuar “çfarëdo hapi që ne do ndërmarrim ndërkohë”.

Kerry gjithashtu ka kërkuar që personat përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit të sillen para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG