Ndërlidhjet

Jahjaga: Graçanica, shembull i integrimit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me ambasadoren amerikane, Tracy Jacobson gjatë vizitës në Graçanicë, 12 gusht 2014
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me ambasadoren amerikane, Tracy Jacobson gjatë vizitës në Graçanicë, 12 gusht 2014

Komuna e Graçanicës është shembull i integrimit të komunitetit serb të Kosovës ka thënë presidentja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës që i ka bërë kësaj komune në qendër të Kosovës.

Presidentja, e shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson, është takuar me kryetarin e komunës, Branimir Stojanoviq, i cili e ka falenderuar zonjën Jahjaga për “rolin e saj si faktor të stabilitetit dhe të garantimit të barazisë ndërmjet të gjitha komuniteteve”.

Komunikata e zyrës së Presidencës njofton se Atifete Jahjaga e ka vizituar edhe qendrën diagnostifikuese, Manastirin e Graçanicës, një qendër sportive dhe qëndrën shëndetësore në ndërtim.

“Graçanica është njëra prej komunave të reja e cila është themeluar përmes procesit të decentralizimit dhe është një shembull i mirë, një shembull i suksesit sa i përket integrimit të qytetarëve në jetën institucionale dhe shoqërore. Po ashtu, është një shembull i mirë sa i përket ndihmës dhe shërbimeve ndaj gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë komunë”, iu ka thënë gazetarëve pas këtyre takimeve, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

XS
SM
MD
LG