Ndërlidhjet

Akuzë ndaj ish shefit të shërbimit sekret Jugosllav


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ish Shefi i shërbimit sekret jugosllav është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e një disidenti politik para 31 vjetësh në Gjermani.

Prokurorët federal gjerman kanë thënë se Zdravko Mustac, është akuzuar më 22 korrik pas ekstradimit të tij në prill nga Kroacia.

72 vjeçari, Mustac tani është nënshtetas i Kroacisë.

Prokurorët, përmes një komunikate kanë thënë sot se Mustac, si shefi i shërbimit sekret jugosllav, sipas të gjitha gjasave e ka urdhëruar vrasjen e Stjepan Durekoviq, një nga disidentët më të njohur të ish Jugosllavisë.

Durekoviq, është vrarë më 28 korrik të vitit 1983, afër Minhenit.

Prokruroët gjithashtu kanë njoftuar se Mustac, ndoshta e ka urdhëruar vartësin e tij, Josip Perkoviq, që të planifikojë vrasjen.

Perkoviq gjithashtu është ekstraduar për në Gjermani, gjatë këtij viti.

Vrasësi i Durekoviqit asnjëherë nuk është identifikuar.

XS
SM
MD
LG