Ndërlidhjet

Putin nesër dhe pasnesër qëndron në Krime


Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)
Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë gjatë kësaj jave në gadishullin e Krimesë, ku do të takohet me shefat kryesor të sigurisë dhe iu drejtohet pjesëtarëve të qeverisë dhe parlamentit që udhëtojnë me të.

Zyra për informim e presidentit rus ka njoftuar se Putin do e udhëheqë një takim me pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë në Sevastopol, më 13 gusht.

Ndërkaq, një ditë më pas, ai do të diskutojë çështje kyqe të brendshme, “përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Krimenë” me ligjëvënësit e Dumës dhe ministrat federal.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në muajin mars, si dhe për shkak të përkrahjes së vazhdueshme për rebelët prorusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, dhe udhëheqësi i parlamentit rus, Sergei Naryshkin, do të jenë në mesin e zyrtarëve që do e shoqërojnë Putinin gjatë vizitës në Krime.

XS
SM
MD
LG