Ndërlidhjet

Vuçiq: Jam i gatshëm të bisedojë me zyrtarët e Kosovës


Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se është i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve me zyrtarët kosovarë, ndërsa ai nuk ka informacione se kërkohet arritja e një marrëveshje të re në Bruksel, raportojnë mediat serbe.

Gjatë konferencës me gazetarë në ndërtesën e qeverisë së Serbisë, Vuçiq ka thënë se “nuk e ka problem” që të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel, porse për këtë paraqet problem fakti që pala kosovare nuk e ka ende qeverinë e re e cila do t’i vazhdonte bisedimet.

Sipas deklaratës së Vuçiqit, do të ishte jo korrekte prej komunitetit ndërkombëtar që ta akuzojë Beogradin se nuk i ka implementuar marrëveshjet e Brukselit.

Kryemnistri serb ka thënë se më 28 gusht do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, dhe ka shtuar se për atë takim përgatitet çdo ditë.

Vuçiq ka paralajmëruar edhe për një vizitë në Kinë që do e realizojë më 10 shtator.

"Shumëçka varet nga këto vizita”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar që për shkak të udhëtimeve të tij, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ku do të bisedohet për Kosovëm, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti, Tomislav Nikoliq.

XS
SM
MD
LG