Ndërlidhjet

Konvoji rus do i dorëzohet Kryqit të Kuq në Ukrainë


Konvoji rus i kamionëve
Konvoji rus i kamionëve

Ministria e jashtme e Rusisë ka njoftuar se konvoji humanitar që është nisur drejt Ukrainës lindore nga Rusia, do e kalojë kufirin “vetëm nën vëzhgimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”.

Zyrtarët rusë kanë thënë sot se konvoji prej 280 automjeteve bartin 2 mijë ton të ndihmave, prej ushqimeve për foshnje e deri te çantat e gjumit, të nisura nga Moska për në Ukrainë.

Ushtria ukrainase thotë se ndihmat duhet të hiqen nga kamionët rusë dhe të transferohen në automjetet e Kryqit të Kuq, nëse do të lejohen për tu futur në Ukrainë.

Kryqi i Kuq gjatë ditës ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se çfarë ka brenda kamionëve rusë që janë nisur drejt Ukrainës.

Zyrtarët e Ukrainës dhe ata perëndimor janë të shqetësuar se Rusia mund të përdor pretekstin e ndihmave humanitare për të dërguar trupa në Ukrainën lindore ku forcat qeveritare po luftojnë kundër rebelëve prorusë.

XS
SM
MD
LG