Ndërlidhjet

Biden kërkon që kurdët të bashkëpunojnë me Abadin


Zëvendës Presidenti amerikan, Joe Biden
Zëvendës Presidenti amerikan, Joe Biden

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, e ka inkurajuar presidentin kurd të Irakut, Masoud Barzani, që të punojë së bashku me të nominuarin për kryeministër të Irakut, për të “ndërtuar një qeveri të shumllojshmedhe gjithëpërfshirëse për të gjithë irakianët”, njofton Shtëpia e Bardhë.

Gjatë një bisede telefonike, Barzani, gjithashtu ka shprehur përkrahje për liderin e ri irakian, Haider al Abadi, dhe ka shprehur “gatishmëri që të punojë së bashku me të dhe liderë të komuniteteve të ndryshme irakiane për tu përballur me sfidat ekonomike, politike dhe ato të sigurisë së vendit”.

XS
SM
MD
LG