Ndërlidhjet

Irak: Rrëzohet një helikopter që shpërndante ndihma


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Televizioni irakian raporton se është rrëzuar një helicopter që transportonte ndihma për pjesëtarët e komunitetit jezidi në malin e Sixharit.

Televizioni shtetëror e ka cituar zëdhënësin e ushtrisë irakiane duke thënë se piloti e ka humbur jetën ndërsa një ligjvënës jezidi është lënduat gjatë rrëzimit të helikopterit.

Dhjetëra mijëra pjesëtarë të komunitetit jezidi janë larguar nga shtëpitë e tyre në veri të Irakut pasi okupimit të atij territori nga Shteti Islamik.

Shumica e të zhvendosurve kanë shkuar në malin e Sinxharit ndërsa kanë shumë pak ushqim dhe ujë për t’i mbijetuar nxehtësisë së verës.

Ushtria irakiane, si dhe SHBA-të, Britania dhe Franca po lëshojnë nga ajri ushqime, ujë dhe ndihma të tjera për të zhvendosurit.

XS
SM
MD
LG