Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia nuk do mbaj referendum për alfabetin cirilik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Veteranët e luftës së Kroacisë e kanë humbur betejën në kërkesën e tyre për mbajtjen e referundimit përmes së cilit kërkohej mos përdorimi i alfabetit cirilik në zonat e populluara nga serbët.

Derisa referendumi i kërkuar prej tyre do të aplikohej në tërë vendin, grupi në mënyrë të veçant ka kundërshtuar vendosjen e tabelave me shkronja cirilike në qytetin e Vukovarit, ku ekzistojnë ende tensionet ndër etnike dhe ku janë mbledhur mbi 500 mijë nënshkrime për të përkrahur votimin.

Parlamenti i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta sqarojë nëse mund të mbahet një referendum i tillë, ndërsa Gjykata tashmë ka vendosur që referendumi do ishte shkelje e Kushtetuës së vendit.

Momentalisht, shkronjat cirilike, të njejta me ato që përdoren në Rusi, janë të lejuara vetëm në rajonet e Kroacisë ku popullata serbe përbën një të tretën e popullatës.

Referendimi i kërkuar nga veteranët e Lustës së Kroacisë për pavarësi, dëshironte që përdorimi i shkronjave cirilike të bëhej vetëm në zonat ku popullata minoritare përbën gjysmën e popullatës.

XS
SM
MD
LG