Ndërlidhjet

SHBA-të dëshiron të evakuojë irakianët e zhvendosur


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Vashingtoni dëshiron që të evakuojë dhjetëra mijëra njerëz nga një mal në veri të Irakut pasi gjenden në situatë të rëndë humanitare.

Kerry ka thënë sot se zyrtarët amerikanë po bëjnë “vlerësime të shpejta dhe kritike” për atë se si të shpëtohen pjesëtarët e minoritetit Jezidi dhe të krishterët që janë larguar për te Mali Sinxhar pas sulmeve të militantëve të Shtetit Islamik.

OKB ka paralajmëruar se 20 mijë deri në 30 mijë njerëz ende gjenden në mal dhe përballen me “krime masive dhe gjenocid potencial brenda pak ditësh”.

Një helicopter irakian që lëshonte ndihma humanitare në malin Sinxhar është rrëzuar mbrëmë, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe duke lënduar një deputet dhe një reporter të gazetës, “The New York Times”.

Ndërkohë, zyrtarët iranian dhe saudit i kanë dhënë përkrahje të nominuarit të presidentit për kryeministër të ri të Irakut, Haidar al Abadi, duke rritur kështu presionin ndaj kryeministrit në largim, Nuri al Maliki që të heq dorë nga posti.

XS
SM
MD
LG