Ndërlidhjet

BE: Vendet anëtare mund të armatosin kurdët e Irakut


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Bashkimi Evropian nuk ka arritur që të pajtohet rreth dërgimit të armëve për kurdët e Irakut të cilët po luftojnë kundër militantëve islamik, por megjithatë është deklaruar se vendet anëtare mund të dërgojnë armatim individualisht.

Ambasadorët e BE-së pas një takimi të jashtëzakonshëm në Bruksel kanë thënë se qeveritë e BE-së mund të dërgojnë armë për forcat kurde “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet irakiane”.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se disa shtete të këtij unioni e kanë kundërshtuar idenë e armatosjes së kurdëve, duke e pamundësuar një marrëveshje për këtë çështje.

Franca, Italia dhe Republika Çeke, kanë qenë disa prej shteteve që e kanë përkrahur idenë e armatosjes së kurdëve.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Ëalter Steimeier ka thënë se Berlini “do të shkoj deri te limitet e asaj që është politike dhe ligjërisht e mundshme”.

Britania në anën tjetër ka thënë se do të transportojë armë nga shtetet e tjera për te forcat kurde.

Presidenti i kurdëve në irak, Masud Barzani, iu ka kërkuar vendeve të ndryshme që të dërgojnë armatim për kurdët për të luftuar Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG