Ndërlidhjet

SHBA-të dërgojnë edhe 130 këshilltarë në Irak


Pamje arkivi të forcave irakiane

Pamje arkivi të forcave irakiane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se rreth 130 këshilltarë ushtarakë do të dërgohen në veri të Irakut për t’i ndihmuar forcat vendore që po luftojnë kundër militantëve islamik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë mbrëmë se këshilltarët do të ndihmojnë në vlerësimin e nivelit të misionit humanitar për refugjatët që janë larguar nga Shteti Islamik dhe nevojat e forcave kurde që po luftojnë kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Hagel ka thënë se grupi i ri i këshilltarëve amerikanë, që do të vendosen në kryeqytetin e rajonit kurd të Irakut, Irbil, nuk do të përfshihen në betejë.

Në malin Sinxhar janë vendosur dhjetëra mijëra pjesëtarë të komunitetit Jezidi, të cilët dëshpirimisht kanë nevojë për ushqime, ujë dhe strehë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë dërguar 90 këshilltarë ushtarak në Bagdad dhe rreth 160 të tjerë në dy qendra operative ku ata operojnë me forcat irakiane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG