Ndërlidhjet

Ukraina do vendos sanksione ndaj Rusisë


Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti ukrainas e ka mbështetur në leximin e parë ligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive dhe individëve rusë.

Votimi i djeshëm, ka përfunduar me 243 vota pro, 65 abstenime dhe asnjë kundër.

Leximi i dytë dhe përfundimtar pritet të mbahet nesër.

Kryeministri Arseniy Yatsenyk e ka hartuar ligjin, duke thënë se ai i krijon mundësi Kievit që të bllokojë furnizimin me energji dhe tranzitet ajrore përmes territorit të saj.

Yatsenyk ka thënë se 172 zyrtaarë dhe 65 entitete ruse dhe nga vende të tjera mund të vendosen në listën e zezë të Ukrainës.

Megjithatë, çfarëdo sanksioni duhet të marrë edhe aprovimin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës.

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Ukrainën se nuk mund të ndalojë dërgesat e gazit rus që kalojnë nëpër Ukrainë.

Rreth gjysma e dërgesave ruse të gazit që importohen në BE kalojnë përmes Ukrainës.

Politikanët rusë kanë thënë se Moska do të hakmerrej nëse vendosen sanksione.

XS
SM
MD
LG