Ndërlidhjet

Konvoji me ndihma ruse, 300 km larg kufirit ukrainas


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Konvoji rus me ndihma i përbërë prej rreth 300 kamionëve është duke u afruar kufirit të Ukrainës.

Agjencitë e lajmeve të Rusisë thonë se konvoji ka arritur në qytetin rus të Voronezhit, rreth 300 km larg kufirit të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një komunikate ka thënë se ndihmat do të dorëzohen përmes pikës kufitare për të cilën janë pajtuar Rusia dhe Ukraina, afër qytezës ruse të Shebekinos.

Komunikata thotë se konvoji do të vazhdojë rrugën “nën vëzhgimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”.

Rusia thotë se ndihmat përmbajnë gjenerator për prodhim të energjisë elektrike, mish i procesuar, prodhime të qumshtit, ujë, ushqime për fëmijë, furnizime mjekësore dhe gjëra të tjera.

Zyrtarët e Ukrainës dhe ata të perëndimit, kanë ngritur shqetësimin se Rusia mund të përdor pretekstin e ndihmës humanitare për të dërguar trupa në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër rebelëve prorusë.

XS
SM
MD
LG