Ndërlidhjet

Vriten 12 luftetarë ukrainas


Luftëtarë ukrainasë - Ilustrim

Luftëtarë ukrainasë - Ilustrim

Një grup ultranacionalist ukrainas, ka thënë se 12 luftëtarë të tyre që po luftojnë kundër separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një prite ndërsa disa luftetarë të tjerë janë marrë peng.

Artem Skoropadsky, zëdhënës i grupit në fjalë, i ka thënë Reuters se separatistët kanë hapur zjarr ndaj autobusit që i dërgonte ushtarët për të luftuar në periferi të qytetit të Donjeckut i cili kontrollohet nga rebelët.

Skoropadsky, ka thënë se kjo është humbja më e madhe prej nisjes së luftës në Ukrainën lindore në muajin prill.

Lideri i këtij grupi, Dmytro Yarosh, në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se grupi ka shënuar “humbje të tmerrshme” ndërsa është zotuar se ata do të hakmerren.

Grupi në fjalë, ka luajtur një rol shumë të madh në protestat në rrugët e Kievit që quan deri të largimi nga pushteti i ish presidentit, Viktor Janukoviq, në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG