Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti propozon vazhdimin e armëpushimit për Gaza


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ndërmjetësit egjiptian kanë propozuar shtyrjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit palestinez për të lejuar vazhdimin e negociatave që kanë për qëllim dhënien fund të konfliktit në Gaza.

Propozimi i sotëm është bërë ditën kur pritet të përfundoj armëpushimi tre ditor që krijoj mundësinë për bisedime indirekte në Kajro në mes të palëve që janë në luftë.

Një armëpushim i njejtë përfundoj më 8 gusht.

Hamasi kërkon heqjen e plotë të embargos izraelito-egjiptiane që ishte vendosur ndaj Gazës kur Hamasi e morri nën kontroll këtë territori palestinez në vitin 2007.

Izraeli dëshiron çarmatosjen e Hamasit.

Këto çështje pritet të lihen të pazgjidhura deri në bisedime të ardhme, sipas propozimit të ri egjiptian.

Bisedimet u zhvilluan deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa vazhdimi i tyre pritet të bëhet nga mesdita sipas orës tonë.

Armëpushimi aktual do të përfundoj sonte në mesnatë.

XS
SM
MD
LG