Ndërlidhjet

OEK: KEDS të paralajmëroi për reduktime


Ilustrim
Ilustrim

Reduktimet më energji elektrike që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë po pengojnë zhvillimin e veprimtarisë se bizneseve kosovare.

Për këto reduktime, Oda Ekonomike e Kosovës, me anë të një komunikate për media ka apeluar tek Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, që në mënyrë urgjente të hartojë një plan të reduktimeve të energjisë elektrike për secilin rajon të Kosovës, me të vetmin qëllim që bizneset prodhuese të jenë të informuara paraprakisht për orarin e reduktimeve.

“ Ndalja e rrymës në mes të procesit të prodhimit, shkakton dëme të shumëfishta për ekonominë tonë, prandaj një informim paraprak dhe me kohë për orarin e reduktimeve nga ana e KEDS-it, të paktën do t`i shtyjë prodhuesit vendor të mos i aktivizojnë pajisjet prodhuese në kohë të reduktimeve dhe në këtë mënyrë të evitohen humbjet nga ana e bizneseve tona”, thuhet në komunikatë.

Vështirësitë për furnizim më energji janë paraqitur pas aksidentit që ka ndodhur në muajin qershor në termocentralin “ Kosova A”

XS
SM
MD
LG