Ndërlidhjet

Rochester Institute dhe AUK me marrëveshje bashkëpunimi


Winfred Thompson, president i Universitetit Amerikan në Kosovë
Winfred Thompson, president i Universitetit Amerikan në Kosovë

Instituti i Teknologjisë në Rochester të Shteteve të Bashkuara [Rochester Institute of Technology] dhe Universiteti Amerikan në Kosovë [American University in Kosovo] janë në bisedime për të zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit që ekziston midis këtyre dy institucioneve.

RIT dhe AUK kanë një bashkëpunim të këtillë që nga viti 2002 dhe bisedimet ndërmjet zotit Jim Myers nga RIT dhe zotit Win Thompson nga AUK “janë përqëndruar në zgjatjen e marrëveshjes në afat shumë-vjeçar”, bëhet e ditur nga AUK. Marrëveshja pritet të arrihet në muajin tetor.

AUK dhe RIT janë partnerë në hulumtime dhe projekte zhvillimore sociale dhe ekonomike.

Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, dhe në saje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, këtë javë ka nisur një program dyvjeçar përmes “USAID Transformational Leadership” në fushën e studimeve master për studentët nga Kosova.

XS
SM
MD
LG