Ndërlidhjet

Pakistani hedh poshtë kritikat e Indisë


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, që Islamabadi po mbështet militantët islamikë për të luftuar në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Modi një ditë më parë tha para trupave indiane në Kashmir se “më shumë viktima janë shkaktuar nga terrorizmi se sa nga lufta”.

Por, Ministria e Jashtme e Pakistanit të mërkurën theksoi se deklarata e Modit janë një retorikë dhe nuk kanë bazë kundër Pakistanit.

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se akuzat e Modit “janë për keqardhje", dhe se të dy vendet duhet të përqendrohen në zgjidhjen e të gjitha çështjeve mbi Kashmir përmes bashkëpunimit dhe dialogut.

Kashmiri është një vend i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, ku të dy vendet pretendojnë atë rajon.

XS
SM
MD
LG