Ndërlidhjet

Kosovë: Shtetasi shqiptar dënohet për drogë


Ilustrim

Ilustrim

Trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin me burgim ndaj të akuzuarit Sh. Drangaj në kohëzgjatje prej 3 vite dhe dënim dhe me gjobë në shumën prej një mijë euro.

Gjykata gjeti se i akuzuari Sh. Drangaj, shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dënuari në muajin mars në magjistralen Gjilan-Prishtinë, pas një kontrolli nga policia i janë gjetur 19 kilogramë e 628.76 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilan.

XS
SM
MD
LG