Ndërlidhjet

Putin arrin në Krime


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në Krime të mërkurën, për t'u takuar me shefat e tij për siguri të lartë dhe anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit.

Shërbimi presidencial për shtyp tha se Putin do të kryesojë një takim të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në Sevastopol.

Më 14 gusht, ai do të diskutojë çështje të rëndësishme të brendshme, "duke përfshirë edhe ato në Krime", me ligjvënësit e Dumës dhe ministrat federalë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione tregtare ndaj Rusisë për shkak të aneksimin të Krimesë në muajin mars të këtij viti, si dhe mbështetjen e saj për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Kryeministri Dmitri Medvedev dhe kryetari i Dumës Shtetërore, Sergei Naryshkin, janë në mesin e zyrtarëve që e shoqërojnë Putinin në vizitën e tij në Krime.

XS
SM
MD
LG