Ndërlidhjet

Papa Françesku, kërkon ndaljen e dhunës në Irak


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti OKB-së për të bërë çdo që është në mundësin e tyrë për të ndalur "dhunën sistematike" kundër pakicave në Irak.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila është publikuar të mërkurën, Papa tha se "urgjentisht i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të marrë masa për t'i dhënë fund tragjedisë”.

Papa ka shtuar se është e nevojshme për të siguruar mbështetje për shumë prej personave të zhvendosur dhe kthimin e tyre të sigurtë në shtëpitë e veta.

XS
SM
MD
LG