Ndërlidhjet

Ende pa ndonjë vendim për 40 të dyshuarit për terrorizëm


Ilustrim

Ilustrim

Seanca për shqyrëtimin e kërkesës së prokurorisë për paraburgosjen e 40 të dyshuarve për terrorizëm ka përfunduar pa ndonjë vendim.

Avokati i njërit prej të arrestuarve, Besnik Berisha i tha Radios Evropa e Lirë, se në mungës të provave gjykatësi i procedures paraprake, nuk ka mundur të marr as sot ndonjë vendim për masën e paraburgimit për të ndaluarit.

“Pesë apo katë të ndaluarit pranuan se kanë udhëtuar në Siri dhe pranuan se kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë popullit sirianë në luftën kundër regjimit të Bashar al- Assadit. Ata kanë mohura kategorikisht se kanë qenë pjesë e grupti tash më të njohur terrorit ISIS”, tha avokati Berisha.

Berisha tha se në munges të kohës dhe provave të ndaluariti do të mbahen në paraburim edhe për një afatë shtesë prej 48 orësh.

Policia e Kosovës ka arrestuar 40 persont që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak.

Këta persona, sipas Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, dyshohet se ishin vënë përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al Nusra.

XS
SM
MD
LG