Ndërlidhjet

SHBA: Dhunë në protestën për shkak të vrasjes së të riut zezak


Protestuesit në Ferguson të shtetit Misuri
Protestuesit në Ferguson të shtetit Misuri

Policia në shtetin qendror amerikan, Misuri, ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit e zemëruar për shkak të vrasjes së një të riu zezak.

Banorët zezakë të qytetit Ferguson kanë protestuar për katër netë me radhë lidhur me vrasjen e të riut 18 vjeçar, Michael Brown, nga një oficer policie, më 9 gusht.

Afro 40 njerëz janë arrestuar gjatë protestave.

Policia tha se Brown ishte përleshur me policin në veturën policore, por dëshmitarët kanë thënë se Brown i paarmatosur ishte qëlluar disa herë, derisa largohej nga polici.

Liderët për të drejtat e njeriut janë tubuar në Ferguson, qytet me dy të tretat e popullatës afrikano-amerikane, për të biseduar me protestuesit.

Zyrtarët e kanë supsenduar policin, i cili e ka qëlluar të riun Brown, por kanë refuzuar ta zbulojnë emrin e tij, për shkak të kërcënimeve fizike ndaj tij.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar përgjigje të qetë nga protestuesit ndaj këtij rasti.

XS
SM
MD
LG