Ndërlidhjet

logo-print

Rripi i Gazës: Dhuna e rrezikon armëpushimin 5 ditësh


Zjarrfikësit në luftë me zjarrin i cili, sipas dëshmitarëve ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës

Zjarrfikësit në luftë me zjarrin i cili, sipas dëshmitarëve ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës

Aeroplanët luftarakë izraelitë i kanë bombarduar caqet në Rripin e Gazës në shenjë të hakmarrjes për sulmet me raketa të palestinezëve, që janë bërë përkundër marrëveshjes për armëpushim.

Kjo dhunë po e kërcënon marrëveshjen për armëpushim pesëditësh e arritur mbrëmë vonë në Kajro të Egjiptit, nga zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.

Sulmet izraelite u bënë pasi nga Gaza në Izrael ishin hedhur disa raketa.

Zyrtarët e lëvizjes palestineze Hamas thanë se nuk ishin pëgjegjës për hedhjen e raketave, të cilat nuk kanë shkaktuar dëme ose viktima në njerëz.

Dje më herët gjatë ditës, një pajisje ka shpërthyer derisa inxhinierët ishin përpjekur ta siguronin që të mos eksplodoj. Me këtë rast u vranë pesë palestinezë dhe një gazear i agjencisë AP, në qytetin verior, Beit Lahiya.

Agjencia Associated Press ka konfirmuar se një kameraman i saj dhe përkthyesi palestinez ishin vrarë.

Një fotoreporter tjetër i AP-së ishte plagosur.

Prej 8 korrikut, kur ka filluar konflikti në Rripin e Gazës, ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë, janë vrarë më se 1950 palestinezë dhe 67 izraelitë.

XS
SM
MD
LG