Ndërlidhjet

Brazil: Kandidati presidencial u vra nga rrëzimi i aeroplanit


Eduardo Campos
Eduardo Campos

Kandidati presidencial brazilian, Eduardo Campos, është vrarë nga rrëzimi i aeroplanit.

I ndjeri Campos, me pikëpamje politike socialiste, që ishte i treti në hulumtimet e opinionit, e humbi jetën kur aeroplani privat u rrëzua në një vendbanim, 60 kilometra nga qyteti Sao Paolo.

Shkaqet e përplasjes nuk dihen.

Presidentja e Brazilit, Dilma Roussef, i ka shpallur tri ditë zie dhe e ka pezulluar fushatën e saj për rizgjedhje.

“Ne e humbën një brazilian të mrekullueshëm sot, Eduardo Campos”, tha Roussef, duke shtuar se “e humbën një shok të madh”.

Zgjedhjet presidenciale në Brazil mbahen më 5 tetor.

XS
SM
MD
LG