Ndërlidhjet

Clinton: Kemi mospajtime, por jam krenare që shërbeva me Obamën


Barack Obama dhe Hillary Clinton gjatë një interviste në rrjetin CBS në janar të vitit 2013

Barack Obama dhe Hillary Clinton gjatë një interviste në rrjetin CBS në janar të vitit 2013

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i ka hedhur poshtë spekulimet në media se ka pasur përplasje ndërmjet saj dhe presidentit amerikan, Barack Obama, gjatë periudhës derisa ajo ishte në pozitë të lartë në administratën Obama.

“Lexo në libër – ne pajtohemi, ne jemi të përkushtuar për vlera, interesa dhe sigurinë, për vendin tonë së bashku. Ne kemi mospajtime si çdo partner dhe mik, sikur që jemi ne, që mund të kenë. Por, jam krenare që kam shërbyer me të dhe për të”, tha Hillary Clinton, para gazetarëve mbrëmë vonë në një vendbanim afër Masaçusetsit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Hillary dhe Bill Clinton, dhe Barack e Michelle Obama, kanë marrë pjesë së bashku në një pritje, ku ishin të pranishëm afro 150 vetë. Kjo pritje ishte e mbyllur për gazetarë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Badhë, Eric Schultz, tha se “presidenti dhe zonja e parë, poashtu, ishin të kënaqur të kenë rast të kalojnë kohë me sekretaren Clinton dhe ish-presidentin Clinton”.

Aktualisht, zonja Clinton është treguar e heshtur lidhur me synimet e saj për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, por duket sikur të gjitha aksionet e saj, një varg i ligjëratave, turneu për promovimin e librit të saj më të ri, paraqitjet në media, janë të kalibruara kah fushata.

Më heerët, në një intervistë për revistën The Atlantic, zonja Clinton i ka fajësuar dështimet e politikës së Shteteve të Bashkuara nën presidentin Obama, për rritjen e militantëve islamikë në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG