Ndërlidhjet

Rusi: Konvoji e vazhdon udhëtimin kah Ukraina


Konvoji rus udhëton për në Ukrainë

Konvoji rus udhëton për në Ukrainë

Një kovnoj rus, me afro 300 kamionë, për të cilin thuhet se është i karakterit humanitar, e ka vazhduar udhëtimin e tij drejt Ukrainës.

Një pjesë e tij është drejtuar për në rajonin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të kryengritësve prorusë.

Zyrtarët rusë, më parë, kanë thënë se konvoji do të kaloj në rajonin Harkov, që është nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë pretendimet se konvoji është pretekst për dërgimin e ndihmës ushtarake për separatistët që luftojnë kundër forcave të qeverisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se procedurat e kalimit të kufirit dhe të doganës për këtë konvoj, ende duhet të qartësohen. Megjithatë, ky komitet ka theksuar se “dërgimi i ndihmave nuk do të duhej të politizohej”.

Zyrtari i lartë i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Laurent Corbaz, më vonë gjatë ditës së sotmee pritet të niset për në Kiev dhe Moskë për bisedime.

XS
SM
MD
LG