Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për 40 të dyshuarit si radikalë islamikë


Pamje nga seanca dëgjimore e mbajtur më 12 gusht

Pamje nga seanca dëgjimore e mbajtur më 12 gusht

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për 40 personat e arrestuar më 11 gusht, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra.

Lajmin e ka konfirmuar njëri nga avokatët mbrojtës, Besnik Berisha.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.

XS
SM
MD
LG