Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Spitali i shpalli gabimisht 200 pacientë të vdekur


Një spital në Australi ka kërkuar falje pasi gabimisht ka dërguar njoftime për vdekjen e 200 pacientëve të vet.

Njoftimet e dërguara nga Spitali Austin në Melburn, te secili mjek i pacientëve, më 30 korrik, gabimisht i kanë informuar ata se kanë vdekur, në vend se tu tregojnë për lëshimin nga spitali.

Zyrtarët mjekësorë australianë thanë se njoftimet e gabuara ishin pasojë e ndryshimeve të pavëmendshme në shabllonet që spitali u dërgon mjekëve atëherë kur pacienti lirohet nga spitali.

Në një deklarë, operatori i spitalit, tha: “ne kërkojmë ndjesë të parezervë te klinikat e prekura, të cilat, në pjesën më të madhe, e kuptuan shumë mirë gabimin”.

Megjithatë, në deklaratë u theksua se kujdesi ndaj pacientëve nuk është dëmtuar, megjithë gabimin e bërë.

XS
SM
MD
LG