Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Rusia angazhohet për ndaljen e gjakderdhjes në Ukrainë


Vladimir Putin (djathtas) në bisedë me ligjvënësit në Krime

Vladimir Putin (djathtas) në bisedë me ligjvënësit në Krime

Presidenti Vladimir Putin, thotë se Rusia do të bëjë çdo gjë të mundur për ta ndalur gjakderdhjen në Ukrainë, ku forcat e qeverisë po luftojnë kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Këto komente Putin i ka bërë sot në takimin me ligjvënësit në Krime, territor në Ukrainë, që Rusia e ka ankesuar në muajin mars.

Ai, poashtu, ka theksuar se Rusia nuk do të vendos “gardh ndaj botës së jashtme”, por nuk do ta lejoj askend që ta trajtoj me përbuzje.

Putin tha se rusëve u duhet “mobilizim dhe konsolidim, por jo për luftë apo për çfarëdo lloji të konfrontimit”.

Vendet perëndimore kanë imponuar sanksione të shënjestruara ndaj Rusisë, lidhur me aneksimin e Krimesë dhe për mbështetjen e perceptuar për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia i kundërshton pohimet se i furnizon separatistët me armatim dhe ekspertë.

Kjo është vizita e dytë e Putinit në Krime prej aneksimit nga ana e Moskës.

XS
SM
MD
LG