Ndërlidhjet

Guardian: Konvoji - mision i paparashikueshëm


Rrallë herë në histori ka ndodhur që finalja e një misioni humanitar të pritet me aq shqetësim, shkruan në fillim të editorialit, e përditshmja londineze, The Guardian, dhe vazhdon se kamionët rusë, të nisur për në kufirin e Ukrainës, supozohet se bartin furnizime për ta ndihmuar popullatën civile, që po vuan në qytetet e rrethuara, Luhansk dhe Donjeck.

Supozohet se konvoji e ka bekimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Më tutje, gazeta shkruan se madje, në mënyrë supozuese, për këtë konvoj është arritur marrëveshja me Qeverinë e Ukrainës. Ky është supozim tmerrësisht i madh dhe një ekzaminim, sikur shumë shpesh i prononcimeve të Moskës këto ditë, tregon se shumica prej tyre, nëse jo të gjitha, dalin se shkojnë krejtësisht anash.

Nuk ka dyshim se këta civilë, që kanë mbetur në Donjeck dhe Luhansk, e veçanërisht në Luhansk, po vuajnë shumë. Atje bien predha, nuk ka rrymë dhe ujë, ndërsa mungojnë edhe ushqimi dhe ilaçet. Sigurisht se ndihma është e nevojshme, shkruan The Guardian.

Kjo është shumë e vërtetë dhe nuk ka arsye të mos besohet se atje ka batanije dhe thasë për fjetje dhe ushqim të konservuar, pajisje mjekësore dhe ilaçe, megjithëqë atje mund të ketë edhe gjëra të tjera, po ashtu.

Por, del se as Kryqi i Kuq e as OSBE-ja, aktualisht, nuk e kanë mbështetur konvojin, pavarësisht faktit se ata janë informuar, në atë që duket se ishte qëllimisht në mënyrë jo të detajuar.

Ngjashëm, Kievi, duke mos dhënë vërejtje në parim, nuk është pajtuar për asgjë, dhe nuk thotë se do ta lejojë gjithë konvojin të hyjë, derisa të vëzhgohet një numër i kushteve.

I vetmi problem me këtë pozicion është se Ukraina nuk kontrollon hapësira të mëdha të kufirit të saj me Rusinë, shkruan Guardian.

Nuk mund të ketë dyshim se ata që e kanë urdhëruar konvojin në pjesën jugore, kanë në mendje më tepër se ndihma.

Ky është manovrim për ta lehtësuar presionin ushtarak të Ukrainës ndaj forcave kryengritëse ose pro-ruse, që kanë mundur shumë shpejt të dorëzohen dhe të krijojnë një formë të re të pranisë ruse në tokën e Ukrainës.

Të vetmet pyetje janë: çfarë pranie e ka në mendje Moska; nëse mospranimi i konvojit nga Kryqi i Kuq dhe të tjerët është paraparë që të ndodhë, apo a do të ndryshojë ai diçka nëse kjo bëhet?!

Po ashtu, shtrohet pyetja nëse kjo ndërmarrje e supozuar humanitare mund të shpërthejë në luftë ndërkufitare të shkallës së plotë.

Konvoji është edhe një element i ri në hapësirën fiktive mediale, në të cilën Qeveria e Rusisë operon, derisa krijon tregim të heroizmit zi e bardh për shtetasit e vet dhe për ata në Ukrainë, që i janë bashkangjitur lidhjes ruse.

Në perëndim ne i kemi pasur versionet tona të përrallave të tilla. Ato kanë për qëllim që politika t’i nënshtrohet propagandës dhe ato janë udhëzime të dobëta për veprim.

Ukrainës i duhet diplomaci dhe negociata, e jo poza mediale dhe luftë të errët.

Marrëveshja për ndihmë humanitare për pjesën lindore të Ukrainës, mund të jetë hyrje për një angazhim të tillë.

Por, shenjat, për fat të keq, nuk shkojnë ka ky drejtim, shkruan në fund të editorialit të saj e përditshmja londineze, Guardian.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG