Ndërlidhjet

Ukrainë: Miratohet ligji për sanksione kundër Rusisë


Pamje nga seanca e Parlamentit të Ukrainës ku është miratuar legjislacioni për sanksione kundër Rusisë

Pamje nga seanca e Parlamentit të Ukrainës ku është miratuar legjislacioni për sanksione kundër Rusisë

Në Parlamentin e Ukrainës sot është miratuar ligji që do ta lejoj qeverinë e këtij vendi të ndërmarrë sanksione kundër Rusisë.

Ky legjislacion krijon mujndësi për sanksione kundër 172 individëve dhe 65 entiteteve në Rusi dhe vendet e tjera, për mbështetje dhe financim të separatizmit në Ukrainë. Sanksionet eventuale duhet të miratohen edhe nga Këshilli Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje i Ukrainës.

Këtë ligj e kanë mbështetur 244 deputetë.

Në verisionin e parë, i cili ishte shqyrtuar më 12 gusht, ka pasur edhe paragrafe me të cilat lejohej cenzurimi i mediave, nëse rrezikohet siguria kombëtare. Por, këto pika janë larguar nga versioni final i legjislacionit të miratuar sot.

Grupe për të drejta kanë thënë se legjislacioni, në versionin e parë, do t’i mundësonte autoritet të jashtëzakonshëm Këshillit Kombëtar, për kufizimin e mediave dhe kjo mund të ishte kthim në periudhën e cenzurës ish-sovjetike.

XS
SM
MD
LG