Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Po mbahen protestat madhore antiqeveritare


Pamje nga marshimi për në Islamabad

Pamje nga marshimi për në Islamabad

Mijëra protestues antiqeveritarë i kanë filluar marshet drejt kryeqytetit Islamabad në Pakistan, me të cilat synohet përmbysja e qeverisë.

Lojtari i njohur i kriketit, Imran Khan, i cili tash është lider i një partie politike, dhe kleriku popullist, Tahir ul-Qadri, kanë shpallur mbajtje të marsheve të ndara, sot më 14 gusht, në Ditën e Pavarësisë së Pakistanit.

Autoritetet në fillim patën thënë se nuk do t’i lejojnë marshimet, por më vonë ky qëndrim i tyre ka ndryshuar.

Tensionet në Pakistan janë shtuar javën e kaluar, kur mbështetësit e klerikut ul-Qadri u përleshen me policinë në qytetin Lahore.

Në dy marshet parashihet të kalohen më tepër se 350 kilometra rrugë, prej Lahores e deri në Islamabad.

XS
SM
MD
LG