Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Irani t’i shqyrtoj abuzimet e të drejtave të njeriut


Ahmed Shaheed

Ahmed Shaheed

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Ahmet Shaheed, ka kërkuar nga Irani, që t’i shqyrtoj abuzimet e të drejtave të njeriut të theksuara në raportin e OKB-së.

Zoti Shaheed, që është raportues special i OKB-së për Iranin, ka theksuar se raporti dhe rekomandimet e tij, kanë për qëllim të ndihmojnë në përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në këtë vend.

Sa më shpejtë që Irani “të filloj që këto raporte t’i shehë se janë paraparë për të ndihmuar qeverinë dhe njerëzit, aq më shpejtë do ta filloj shqyrtimin e sfidave me të cilat ballafaqohet vendi”, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Iranin, Ahmed Shaheed.

Irani e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se është i bazuar në normat perëndimore dhe ka dështuar t’i marrë parasysh kulturën islamike iraniane.

XS
SM
MD
LG