Ndërlidhjet

logo-print

Në Merdare pritje të gjata dhe kolona


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton qytetarëve se në pikëkalimin kufitar Merdare, ka pritje të gjata dhe kolona, ndërsa në pikëkalimet tjera kufitare, atë te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë, nuk ka kolona me pritje të gjata.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe që t’iu mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia njofton se në Merdare në hyrje pritjet zgjasin nga 1 deri në 2 orë, ndërsa në dalje pritjet zgjasin për rreth 3-5 orë.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve në drejtim të Merdares, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.

XS
SM
MD
LG