Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, nis kontaktet me drejtuesit e ndihmave ruse


Konvoji rus udhëton për në Ukrainë

Konvoji rus udhëton për në Ukrainë

Kryqi i Kuq tha se ka pasur tash më kontaktin e parë me konvojin e ndihmës ruse të nisur drejt Ukrainës.

Kryqi i Kuq në Twitter ka shkruar se kanë bërë "kontaktet fillestar" me konvojin i cili është në rajonin Rostov të Rusisë.

Organizata tha po ashtu se "detaje do të dihen më vonë”. Kovnoji rus, me afro 300 kamionë, për të cilin thuhet se është i karakterit humanitar, e ka vazhduar udhëtimin e tij drejt Ukrainës.

Një pjesë e tij është drejtuar për në rajonin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të kryengritësve prorusë.

Zyrtarët rusë, më parë, kanë thënë se konvoji do të kaloj në rajonin Harkov, që është nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë pretendimet se konvoji është pretekst për dërgimin e ndihmës ushtarake për separatistët që luftojnë kundër forcave të qeverisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Drejtuesit e Kryqit të Kuq, kanë thënë po ashtu se janë duke biseduar me autoriteteve ukrainase "se si do të veprohet në ketë rast”.

XS
SM
MD
LG