Ndërlidhjet

OKB: Teherani t’i adresojë çështjet e të drejtave të njeriut


Flamuri Iranian

Flamuri Iranian

I dërguari për të drejta të njeriut nga Kombet e Bashkuara në Teheran, u ka bërë thirrje autoriteteve të vendi që t’i adresojnë çështjet e të drejtave të njeriut që janë theksuar në raportin e OKB-së.

Ahmed Shaheed, raportuesi i posaçëm i OKB-së për Iranin, tha se raporti dhe rekomandimet e tij janë me qëllim që të permirësohet situatës e të drejtave të njeriut në vend.

Irani ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se ai është i bazuar në normat perëndimore dhe nuk merr në konsideratë kulturën islame të Iranit.

Teherani në muajin qershor ka kërkuar nga OKB-ja ta shqyrtojë raportin.

Raporti i muajit mars ka permendur një rritje të ekzekutimeve, presion mbi pakicat, dhe mungesën e pavarësisë së gjyqësorit.

XS
SM
MD
LG