Ndërlidhjet

Obama: Situata në Irakun verior është përmirësuar


Presidenti amerikan Barck Obama
Presidenti amerikan Barck Obama

Presidenti amerikan Barck Obama, tha se situata në vendbanimin Sinjar të Irakut verior është përmirësuar në masë të madhe që nga java e kaluar, kur u urdhëruan sulmet ajrore për të zvogëluar presionin mbi refugjatët nga militantët e Shtetit Islam.

Obama tha se ai nuk pret që operacionet për ndihma në Irakun verior do të vazhdojnë gjatë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin masat e nevojshme, duke përfshirë sulmet ajrore, për të mbrojtur amerikanët në Irak.

Shtetet e Bashkuara thonë se misioni i shpëtimit të peronave të zhvendosur nga mali Sinjar, në pjesën veriore të Irakut, ka gjasë që të mos ndodhë, pasi është vlerësuar se atje ka më pak njerëz të bllokuar se sa mendohej më parë.

Në një kumtesë, Pentagoni tha se zyrtarët amerikanë, që e kanë vizituar këtë rajon, gjatë ditës së djeshme, kanë konstatuar se disa mijëra njerëz, që jetojnë atje, janë në gjendje relativisht të mirë.

XS
SM
MD
LG