Ndërlidhjet

Kushtetuta e re synim i Erdoganit


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i sapo zgjedhur turk Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar partisë së tij që në vitin e ardhshëm të punojnë për një shumicë me të fortë parlamentare për të mundësuar përgaditjet për një kushtetutë të re të vendit.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të heqë dorë nga ambicjet për të shendërruar presidencën në funksion të ekzekutivit.

"Qëllimi ynë duhet të jetë për të krijuar një shumicë parlamentare në mënyrë që të hartojmë një kushtetutë të re”.

“Unë nuk besoj se ju do të bëni kompromise për këtë çështje", ka deklaruar Erdogan, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

XS
SM
MD
LG